13 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj: Pas zhdukjes së Visit, policia më ka ardhur 23 herë! Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve…

by News Albania
21/05/2026
in Kryesore, Lajme
0
Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj: Pas zhdukjes së Visit, policia më ka ardhur 23 herë! Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve…
33
VIEWS
Share on Facebook

Në dëshminë e sotme të dhënë në seancën gjyqësore, babai i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj, ka thënë se nga viti 2008 djali i tij është marrë me pika lotosh me licencë dhe se detyrimet i kishte 100 % të paguara, nga kompania dhe ato vendore.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka thënë se në 2018 ka shkuar të jetojë me të gjithë familjen te ai, duke vendosur të ikë nga Tirana. Gjithashtu theksoi se në Laç ka jetuar deri në ditën e zhdukjes, 9 gusht të vitit 2022.

Gjithashtu Mustafa Martinaj foli edhe për jetën e djalit të tij, duke thënë se Ervisi ka studiuar ekonomi në Itali, në Parma, rreth viteve 2000-2001, me bursë studimi, por më pas është kthyer në Shqipëri për të jetuar me familjen.

Pjesë nga dëshmia:

Nga viti 2008 e pas, djali është marrë me pika lotosh me licencë, me detyrime 100% të paguara ndaj kompanisë, si dhe ato vendore. Pikën e parë nuk e mbaj mend ku e ka hapur. Po të më pyeste mua, do t’i thoja jo. “Mati Union” e kam pasur unë; është llogari transfertash. Lotari fati unë personalisht s’kam pasur. Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve. Ime shoqe dhe im vëlla kanë pasur prokurë për të kryer veprime me “Mati Union”, dhe edhe sot që flasim kam person të autorizuar që merret. Me djalin kam folur dhjetëra herë për aktivitetin e tij.

Jemi përballur tek Ansambli “Çiftelia” në gjyq. Është marrë vendimi nga Shkalla e Parë. A. Kaçorri është nipi im. Visi ishte i imi, Alfio ishte djali i vajzës, është 14-vjeçar. A. Kaçorrit i kam bërë unë dhuratë për ditëlindje, fjala bie 1000 euro, se e kam nip.

Kam dijeni që djali është dënuar për lojëra fati. I kam kaluar të gjitha hetimet, nga Banka e Shqipërisë te pastrimi i parave. Biserë Haton e njoh pas ngjarjes në Bllok në vitin 2018, ku u plagos djali dhe u vra një tjetër. Vrasësi nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Biserë Hatos ia ka falur im bir Eljo Hatos, me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë vetëm sepse Eljo Hato, djali i Biseres, i ka shpëtuar jetën Visit.

Makinën e parë të mirë që ka pasur djali e ka pasur me paratë e mia. Ka kushtuar 60 mijë euro, ose 48 mijë euro. Herët ia kam blerë. Në jetën e vet s’më ka sjellë shqetësim në shtëpi. Nuk ka të ri që s’ka konflikte apo zënka. Deri në vitin 2018, kurrë — pyesni në Laç të flasë dikush keq; i përmendej emri me respekt.

Në vitin 2018 ka ardhur dhe ka jetuar me gjithë familjen tek unë. Iku nga Tirana, bëmë pashaportizimin. Merrej kryesisht me gjueti peshku, jo për tregti. Në Laç ka qëndruar deri ditën e zhdukjes, më 9 gusht të vitit 2022.

Një herë jam thirrur me kërkesën time, jam deklaruar. Jetonte me të ardhurat që ka pasur nga biznesi me të cilin është marrë; pastaj ka jetuar me mua. Me siguri ka blerë ndonjë makinë vetë. Nuk di për ndonjë pronë të tijën në Tiranë. Kishte një apartament tek “Qemal Stafa”; për dijeninë time, asnjë pronë tjetër.

Hotel Arbëria duhet ta kem blerë në vitet 2016–2017. Ishte i mbyllur në atë kohë. Kam investuar paratë e dynjasë; duhet të shoh preventivin për të parë koston. Aktiviteti ka vijuar i njëjtë siç ka qenë. Biznesi është blerë nga Mustafa Martinaj. Pas vdekjes së Visit, pas zhdukjes, 23 herë më ka ardhur policia. Mos të rëntë e liga, unë s’jam as budalla, as naiv. Pyet Nallbatin me shokë të të tregojnë ata.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Flet Artan Hoxha: Një nga kompanitë e inceneratorëve ka shitur aksionet në Zvicër

Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet nga burgu i Peqinit: Qelia si hotel me 7 yje… (VIDEO)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Fier: Finalizohet operacioni policor i goduar “Stolen Gold”

13/06/2026

Ramush Haradinaj: ‘Edi Rama është burimi i shumë të këqijave që i kanë ndodhur kombit shqiptar’!

13/06/2026

Flutura Açka, kundër Ramës: ‘Shqiptarët janë populli më proamerikan, mos e devojo zërin e tyre’

13/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita inspektim në Gjykatën e Posaçme

13/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In