28 September, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zbardhet atentati në “Don Bosko” ndaj Fation Muratit, ja roli i “ishtarit” të Vis Martinajt

by News Albania
June 7, 2023
in Kryesore
0
Zbardhet atentati në “Don Bosko” ndaj Fation Muratit, ja roli i “ishtarit” të Vis Martinajt
192
VIEWS
Share on Facebook

Policia duket se po shkon drejt zbardhjes së atentatit ndaj lokalit të Fation Muratit në “Don Bosko” më 12 Mars ku mbeti e vrarë aksidentalisht banakierja Mimoza Paja dhe duket se është një hakmerrje në krim e grupit rival të Ervis Martinajt.

Ditën e sotme, gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për 28-vjeçarin Nikoll Sherrniku, banues në Fushë – Kuqe të Kurbinit, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Sipas njoftimit të Policisë, Nikoll Sherrniku ka marrë targat e huaja ne shtetin gjerman, sjelljen e tyre në Shqipëri, dhe vënien në dispozinon të këtyre targave personave të tretë (autorëve), të cilët më pas i kanë ruajtur dhe përdorur këto targa në një automjet tip “BMW” seria 5, ditën e ngjarjes.

Nikoll Sherrniku ndodhet në qeli, pasi u arrestuas më 17 Gushtin e vitit të kaluar, ku u kap në Shëngjin me automjetin e blindur tip “Toyota” me një kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje, bashkë me drejtuesen e mjetit 34 vjeçarja, Flutura Berisha. Sipas Policisë, atëhere ata do të kryenin atentat.

Në kohën e arrestimit, Nikoll Sherrniku ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, shtetasi Xhuliano Prela.

Policia i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 automatik, 2 krehëra me fishekë në to, 2 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, si dhe automjeti i blinduar me të cilin lëviznin këta shtetas.

Nikoll Sherrniku njihet si anëtarë i grupit të Ervis Martinajt dhe shok i ngushtë i nipit të tij të vrarë, Brilant Martinaj.

NJOFTIMI

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 12.03.2023, ku mbeti e vrarë një shtetase.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 12.03.2023, në rrugën”Anastas Shundi”, e cila bën fjalë për vrasjen e shtetases Mimoza Paja dhe dëmtimin/plagosjen e disa shtetasve të tjerë në ambientet e një lokali në pronësi të vëllezërve MURATI, ju informojmë si më poshtë:

Sot më datë 07.06.2023 u bë ekzekutimi i vendimit Nr. 1220 datë 07.06.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka vendosur caktimin e masës të sigurimit personal atë të “Arrest në burg“ ndaj personit nën hetim N. Sh., 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë – Kuqe, Laç, (aktualisht nën hetim me masën e sigurisë “Arrest në burg” edhe për vepra të tjera penale) si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal nr. 1700 të vitit 2023 ka rezultuar se personi nën hetim, shtetasi N. Sh., me veprime aktive ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale. Këto veprime konsistojnë në marrjen e targave të huaja ne shtetin gjerman, sjelljen e tyre në Shqipëri, dhe vënien në dispozinon të këtyre targave personave të tretë (autorëve), të cilët më pas i kanë ruajtur dhe përdorur këto targa në një automjet tip “BMW” seria 5, ditën e ngjarjes.

Automjeti tip “BMW”, sëbashku me targat gjermane, është gjetur i djegur në fshatin Likmetaj, Manëz, Durrës.

Në funksion të këtij procedimi janë kryer veprime të shumta hetimore dhe ekzekutuar letër-porositë në Gjermani dhe në Kosovë.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dokumentimin e plotë ligjor, me prova të autorëve të kësaj ngjarje kriminale.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Vrasja në Dukagjin, policia shpall në kërkim 4 persona të dyshuar si autorë

Vrasja në Dukagjin, policia shpall në kërkim 4 persona të dyshuar si autorë

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Vrasja në Dukagjin, policia shpall në kërkim 4 persona të dyshuar si autorë

Vrasja në Dukagjin, policia shpall në kërkim 4 persona të dyshuar si autorë

September 28, 2023
Moti për ditēn e sotme

Moti për ditēn e sotme

September 28, 2023
Lajm i fundit: Kërcet arma në Malësinë e Madhe, një i plagosur

Lajm i fundit: Kërcet arma në Malësinë e Madhe, një i plagosur

September 27, 2023
Lajm i fundit, tronditet Dukagjini: Vritet babai, plagoset djali

Lajm i fundit, tronditet Dukagjini: Vritet babai, plagoset djali

September 27, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In