Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke e mbështetur opinionin e këtij institucioni. Përmes një editoriali, të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës, diplomatja amerikane e sheh të mundur krijimin e Kushtetueses brenda këtij viti, pasi mund të arrihet kuorumi.
Sipas saj, populli shqiptar duhet të bashkohet dhe udhëheqësit duhet të përgjigjen për detyrimin e tyre për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, për t’i dhënë qytetarëve Reformën në Drejtësi që iu detyrohen, dhe për të siguruar të ardhmen e tyre. Teksa thekson se asnjë nga institucionet nuk ishte plotësisht fajtor, ajo shprehu nevojën e dialogut mes palëve.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)













