Kim kërkoi kompromis mes PS-PD/ Ish-deputeti i PS-së Taulant Dedja: Kompromisi le të fillojë me dorëheqjen e Ramës
Ditën e martë, Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim, i kërkoi dy partive më të mëdha në vend që të bënin kompromis për të mirën e vendit dhe iu kërkoi kryetarëve të partive që të rishohin lista e deputetëve në Parlamentin e ardhshëm.
Pas kësaj deklarate ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti i PS-së Taulant Dedja, i cili shkruan se kompromisi le të fillojë me dorëheqjen e Ramës, dhe më pas të krijohet një Qeveri teknike dhe vendi të bëjë zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme.
Stausi i plotë:
Kimi thotë kompromis Rama-Basha për të mirën e Shqipërisë. Dakord. Kompromisi le të fillojë me dorëheqjen e Ramës. I forti lëshon i pari. Pastaj qeveri teknike me mbështetje PS-PD. Pas 1 viti zgjedhje lokale, pas 2 vitesh zgjedhje kombëtare. Detajet i saktësojmë në vazhdim…
Mendimi juaj?