Do të iki
Do të iki larg nga ky qytet,
as hije as gjurmë s’dua të lë tani,
të më kujtojnë për mirë apo për keq,
të më kujtojë dikush, që më dashuroi për dreq..
Ndoshta dhe miqve do u mungoj
ata që më deshën pa interes,
eh çfarë them dhe unë tani,
askush nuk më deshi as për dreq.
Gjithmonë më ka lënduar ky qytet,
në vite veç dhimbje më dhuroi,
dua të harroj cdo gjë të bukur
për dreq, tani veç të këqiat kujtoj.
Nuk e di nëse qyteti e ka fajin,
apo ndoshta unë jam i keqi tani ,
të ulem në gjunjë e të kerkoj falje.,
për jetën, për të madhen dashuri ..!
Poezi. Nga Ylli Toska..