Habit Manjani: Mbështes bashkëpunimin mes PS-PD për të mirën e vendit, sepse nuk kemi nevojë për ligje alla Kim, të cilat i shërbejnë Qeverisë
Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme për një bashkëqeverisje me PS-së dhe PD-së, zërat të cilat kanë dale nga pjestarë të qeverisë por janë kundërshtuar nga Partia Demokratike.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një statusi në Facebook ka suprizuar ku deklaron se nuk është kundër një bashkëpunimi në Parlament mes dy partive më të mëdha në vend dhe se kjo gjë do të ishte në të mirë të vendit.
Statusi i plotë:
Pak më intereson debati mbi idenë koalicion (apo jo) PS-PD. Por jam shumë mbështetës i idesë së një platforme bashkëpunimi parlamentar e cila duhet të arrijë:
- Fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
- Përmbysjen e sistemit hajdut zgjedhor dhe ndërtimin e një Proporcionali Kombëtar të thjeshtë, pa ndarje e karrema që dhurojnë pushtet pa votë, apo që blen pushtet me para.
- Hartimin e një Kushtetute të re, si dokument themelor parimesh demokratike, ekonomike e të shtetit të drejtë.
Kaq mjafton, del e tepron!
Më së shumti e pres nga Partia Demokratike të jetë nismëtare e kësaj platforme bashkëpunimi parlamentar.
Dhe nuk ka hiç nevojë për negociata ala Kim, as për kimë me ligje ambasadash, të cilat më pakti nuk kanë haber nga punët tona dhe, më së shumti i shërbejnë qartësisht qeverisë.
Ky duhet të ishte misioni themelor i këtij parlamenti, pavarësisht si u zgjodh.