9 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Xhambazi i Bashkisë së Kavajës e nis ‘mbarë’ 2021-in/ Jep me qira …

by News Albania
04/01/2021
in Aktualitet
0
173
VIEWS
Share on Facebook

Xhambazi i Bashkisë-Kavajë e nis 2021-in, me dhënie qira 15 400 m2 në bregdetin Qerret, për 20 vite me 500 lekë/ha në muaj

Kryebashkiaku Redjan Krali, ka bërë shpalljen e ankandit më 31 dhjetor, pa e miratuar në Këshill/ Kjo sipërfaqe toke kategori e I-rë turistike, po jepet me çmim toke “pa frut” kategori e X-të, sikur është kullotë në malet e Kukësit e jo siç është faktikisht, tokë bregdetare me park të pyllëzuar, për të cilin nga Agjencia Kombëtare e Mjedis-Rekracion-Turizëm, janë shpenzuar 2.3 milionë Euro për mirëmbajtje e rinovim në 5 vitet e fundit
Edhe vitin 2021, krybashkiaku i Kavajës, Redjan Krali e ka nisur me vazhdimin pazareve, për dhënie tokash bregdetare me qira, sikur të jenë sipërfaqe kullota e shkurre malore, të braktisra në zonat skajore të Shqipërisë.

Por këtë herë, ndoshta me garancinë se nuk do preket nga drejtësia ashtu si deri tani për mijëra hektarë toka e plazhe të tjerë, të dhënë me qira për 15 lekë/m2 në muaj; vitin 2021 e nisur me ankande pa vendim të Këshillit Bashkiak dhe pa u mbështetur në ligjin për pasuritë lokale.

Sipas njoftimit të bërë më 31 dhjetor 2020, “krajli” i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali, ka shpallur ankandin për dhënie me qira të 15 mijë e 400 m2 tokë bregdetare në zonën Qerret-Kavajë, me çmim 6000 lekë/1 ha në vit, ose me vlerë 500 lekë/1 ha në muaj.

Nga llogaria del sa është vlera e qirasë ditore për 1 m2 sipërfaqe park-pyll në Qerret, të cilin kryebashkiaku Redjan Krali e ka specifikuar si “Tokë pa frut”, me çmim kategori e X-të dhe jo sipërfaqe tokë bregdetare kategori “Park zonë turistike”.

Përveçse në njoftimin e ankandit, mungon Vendimi i Këshillit Bashkiak si marifet për të fshehur paligjshmërinë e këtij pazari; kryebashkiaku Krali ka përdorur Ligjin nr 93/2015 “Për Turizmin”, i cili nuk ka asnjë lidhje me qiranë e pronave.

Referuar Zonës Kadastrale 3101, Vol. 8 faqe 97, ku ndodhet kjo pasuria me nr. 57/2; rezulton se sipërfaqja është buzë detit në Qerret-Kavajë, jo në gjendje “Tokë pa frut” apo kullotë e shkurre, por si zonë ekskluzive zhvillimi turistik i përcaktuar nga AIDA (Agjencia e Investimeve), ku drejtor është Sokol Fatos Nano, kushëriri i Redjan Kralit.

Të shohim në datën 7 janar 2021 kur do bëhet ankandi, se cili do të jetë klienti i preferuar që do ta përlajë edhe këto 15 mijë e 400 m2 sipërfaqe pyll bregdetar në Qerret.

Kujtojmë e saktësojmë, se kjo sipërfaqe është vazhdim (kufi) i 3 tokave të tjera bregdetare, me sipërfaqe totale 97 mijë e 500 m2 po në Qerret; që Krajli i Bashkisë-Kavajë ka dhënë deri në muajin shtator 2020, me çmim qiraje 15 lekë/m2 në muaj./Pamfleti

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania