Ka përfunduar takimi mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe dy zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe SHBA lidhur me mosmarrëveshjet me Kosovën.
Vuçiç por edhe Miroslav Lajçak dhe Grabriel Eskobar e kanë quajtur diskutimin si “të vështirë”, ndërsa në një mesazh drejtuar serbëve në rrjetet socile, Vuçiç është shprehur se vendi i tij nuk do “devijojë për asnjë sekondë”.
“Mesazhi im i referohet popullit tonë në Republikën e Kosovës, ne gjithmonë do të zgjedhim për paqen dhe stabilitetin, por siç ju premtova, nuk do të devijojmë për asnjë sekondë nga interesat tona jetike, kombëtare dhe shtetërore, por mbi të gjitha nga interesat. të popullit tonë, sigurinë tonë dhe sigurinë tuaj”, tha Vuçiç.
Lajçak shkori në Tëitter se i ka kërkuar Vuçiç të implemetojë marrëveshjet e arritura në dialog
“Përcolla mesazhet dhe theksova se marrëveshjet e arritura në dialog duhet të implementohen, përfshirë atë të vitit 2011 në Lëvizjen e Lirë”, shkruan Lajçak.