Skena si një film aksion! Kështu e përshkruajnë mediat gjermane ekzekutimin e shqiptarit, Armin Neziri në Gjermani. BILN raporton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Hanoverit.
Mësohet se mes drejtuesve të dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 pati një debat të ashpër, që më pas solli dhe vrasjen e shqiptarit.
I ndjeri ishte i njohur për policinë pasi ka qëlluar një 25-vjeçar në 2017-ën. Ai u dorëzua një ditë më vonë, por u la nga paraburgimi katër javë më vonë. Në atë kohë kishte dyshime se mund të kishte qenë një mosmarrëveshje në biznesin e drogës ose prostitucionit.
Dëshmitarët kanë bërë me dije për mediat vendase, dy makina kishin ndaluar në një semafor dhe kanë nisur një debat të dhunshëm dhe më pas kishin pasur të shtëna. Sipas dëshmitarëve, të dy ishin përfshirë në një konflikt fizik dhe u pasuan nga disa të shtëna por policia raportoi vetëm një, që i mori jetën të riut shqiptar.
Deri më tani raportohet se 30-vjeçari shqiptar është vrarë për shkak të një konflikti të mëparshëm për trafikun e drogës dhe prostitucion. Ndërkohë që emri i viktimës ende nuk është bërë me dije.