Shqiptari në Greqi dënohet me burgim të përjetshëm, vrau gruan me thikë kuzhine 30 cm vetëm se i foli keq.
Një shqiptar 61-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi 7 vite më parë vrau bashkëshorten e tij, raportojnë mediat. Mediat greke thonë se ngjarja makabre ndodhi në qershor 2014 në Agiovlasitika, me autorin që goditi ftohtësisht gruan e tij me një thikë kuzhine të gjatë 30 cm në shtëpinë e tyre, pas një sherri të fortë.
Autori kishte mbështjellë trupin e gruas së tij 45-vjeçare me qilimin që ishte mbytur në gjak dhe menjëherë më pas ai shkoi në AT Kato Achagias ku rrëfeu dhe krimin e rëndë. Autori kishte thënë në atë kohë se ishte i hutuar, sepse mendoi se gruaja e tij po fliste në telefon me të dashurin e saj.
Dje në gjykatë ai shmangu përsëritjen e të njëjtave akuza dhe u paraqit si i penduar dhe njeri i mirë. Sipas mediave të huaja, shqiptari në polici tha se sapo ishte kthyer në shtëpi me gruan pas tetë ditësh në spital, ajo këmbënguli të shkonte në punë menjëherë si ndihmëse shtëpiake. Tentativa për ta bindur që të mos shkonte në punë por të pushonte pasi sapo kishte dalë nga spitali, dështoi. Më tej ai është shprehur se nuk e mban mend se si ka ndodhur ngjarja dhe se si e kishte qëlluar me thikë partneren.
“Ajo më foli ashpër dhe keq. Më shtyu në gjoks, duke kaluar para meje. Humba durimin, sepse po shqetësohesha shumë për shëndetin e saj. Ajo ra në këmbët e mia dhe pastaj e kuptova se çfarë ndodhi”, tha shqiptari.
Vdekja e saj ishte e menjëhershme pasi goditjet që ai i dha asaj ishin shumë të forta. “Ajo ra në këmbët e mia dhe pastaj e kuptova se çfarë ndodhi,” shtoi 61-vjeçari.
Kryetari i gjykatës e pyeti pse e mbështolli kufomën në qilim dhe u përgjigj se nuk donte që fëmijët dhe nipi i tij ta shihnin kur të ktheheshin nga deti.
I pandehuri deklaroi me keqardhje: “Unë kurrë nuk mund ta kisha imagjinuar se do ta bëja këtë veprim. “Po të kisha menduar për një moment, kjo nuk do të kishte ndodhur,” tha ai, duke shtuar se “ajo që bëra ishte gjëja më e keqe që një person mund të bëjë. “Nëse do të mund të kthehesha në kohë … Unë u kërkoj falje të gjithëve, duke filluar me fëmijën tim dhe Zotin,” tha ai, duke fshirë sytë.
Motra e viktimës paraqiti një version tjetër të çështjes në gjykatë. Ajo tha se çifti kishte grindje të vazhdueshme. “Ai ishte xheloz. Ai e rrahu atë keq shumë herë sepse mendonte se nuk ishte besnike ndaj tij”, dhe kjo, sepse motra e saj jetonte në Agiovlasitika me fëmijët e saj, ku ajo punonte, ndërsa burri i saj jetonte në Shqipëri dhe vinte në fshat herë pas here.