Vrau një 30-vjeçar në sy të gruas shtatzënë, arrestohet në Francë pas 11 vitesh shqiptari i rrezikshëm.
Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke për vrasje është arrestuar në Francë.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë një shqiptar i moshës 35-vjeçare, i cili më 16 maj të 2010 ka vrarë një 30-vjeçar nga Siria në sy të gruas së tij shtatzënë.
Shqiptari pas vrasjes kishte arritur të arratisej nga Greqia dhe kishte shkuar në Francë, ku edhe fshihej prej 11 vitesh.
Bashkëpunëtori i tij 24-vjeçar u arrestua më 2 korrik 2010, në Kardicë. Ata kishin hyrë në banesën e familjes në Pefki, kishin lidhur gruan shtatzënë, kishin rrëmbyer disa para dhe bizhuteri dhe më pas nuk që të qëllomin në kokë edhe sirianin duke e lënë të vdekur në vend.