Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Kurjan të Roskovecit. Altin Kuka u mori jetën xhaxha e nip, Gramos dhe Lavdimir Kurtaj. Pas krimit autori la kallashnikovin në vendin e ngjarjes dhe ka shkuar tek bashkëshortja e tij, e cila po shiste në një treg të fruta-perimeve.
Gazetarja Anila Sefa shprehet se autori i është drejtuar gruas me fjalët “unë i vrava të dy, po shkoj të dorëzohem në polici”. Autori Altin Kuka shkoi bashkë me të birin 21-vjeçar “për t’u sqaruar” me kallash në lokalin e viktimave.
Zanafilla, të paktën sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet të ketë qenë një sherr i ndodhur mes djalit të autorit të dyshuar dhe djalit të njërit prej viktimave, Gramos Kurtajt.