Një ngjarje e rëndë ështe regjistrua mbrëmjen e sotme në fshatin Zhupan të Fierit, ku një 31-vjeçar ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dine se 31 vjecari Elton Metaj, ka qelluar me arme zjarri në banesën e saj, ish bashkëshorten e tin Sabrina Gega.
Njoftimi zyrtar/ Fier
Arrestohet në flagrancë për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi E. M., i cili mbrëmjen e djeshme me një armë zjarri kërcënonte se do të vriste veten.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zhupan, një shtetas po tenton të vrasi veten me armë zjarri, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë Fier, Prokurori i çështjes dhe ekipi negociues i Reneas.
Për rreth 5 orë negociata, negociuesit bënë të mundur që shtetasi E. M të dorëzonte armën automatikë dhe menjëherë është bërë shoqërimi i tij për në Komisarit.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 31 vjeç, banues në Peshtan, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
31-vjeçari, për motive të dobëta kishte shkuar në fshatin Zhupan, në banesën e vjehrrit të tij, dhe ka kanosur me një armë zjarri personat që ndodheshin në banesë. Më pas ka dalë nga banesa dhe në portën e oborrit të banesës kërcënonte se do vriste veten me armën që dispononte.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.