16 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja në Tiranë/ Gazetari: Viktima spiunoi Dritan Dajtin te policia kur po dorëzonte 400 mijë euro

by News Albania
25/02/2021
in Kronikë
0
Vrasja në Tiranë/ Gazetari: Viktima spiunoi Dritan Dajtin te policia kur po dorëzonte 400 mijë euro
290
VIEWS
Share on Facebook

Ekzekutimi i bosit të drogës Behar Sofia mëngjesin e sotëm në mes të Tiranës, në një zonë shumë të mbrojtur, për gazetarin Artan Hoxha është një mesazh i qartë i autorëve se “kudo që të jesh nuk je i paprekshëm”.

Hoxha tha se Sofia i trembej një fakti të tillë prandaj kishte vendosur që të jetonte në një pallat dhe zonë shumë të mbrojtur, por as kjo nuk e shpëtoi.

“Sot janë ngritur një seri pistash për të kuptuar cili mund të jetë ekzekutuesi nëse mund të jetë ndonjë tentativë tjetër e kohëve të fundit në trafik apo ngjarje e së kaluarës, pasi është marrë me personazhe shumë të fuqishëm, por kishte mbijetuar.

Fakti që prej dy vitesh banonte pranë pallatit, ku është qendra tregtare pas Piramidës, aty banojnë personazhe shumë të rëndësishëm dhe sa i siguruar është të jetosh aty, lëvizin me eskorta me 3-4 makina…. Është një zonë shumë e mbrojtur.

Këtu është mesazhi që është dhënë me vrasjen e sotme. Viktima u përpoq të garantonte paprekshmëri dhe nga ana tjetër kjo që i ndodhi jo vetëm ishte mesazh, por një akt që dëshmon as askush nuk është i paprekshëm, ai edhe që banon në Rolling Hills apo Kodra e Diellit” tha ai.

Artan Hoxha u shpreh se viktima ishte personazhi kyç që mund të zbardhte masakrën e gushtit 2009 ku u vranë 4 oficerë policie në Durrës.

Gazetari tha se Behar Sofia ishte i pranishëm me makinën e tij në vendin e ngjarjes, ku u vranë policët dhe se ishte ai që njoftoi policinë për praninë e Dritan Dajtit, të cilit dyshohet se i ngriti kurth në momentin që po i dorëzonte 400 mijë euro për ta nxjerrë jashtë loje me duart e policisë, por gjithçka përfundoi në tragjedi.

“Në skenën e krimit kemi një “Tuareg” që ishte objektiv i operacionit, e ndezur me derën e pasagjerit hapur, ai (Dritan Dajti) ishte në pritje të dikujt që do të vinte. Dy makinat e operacionales ishin pas, policët që vdiqën dhe një gjë që nuk e thoshte askush, ishte më e frikshme, ky është pengu më i madh në këtë histori. Kush e çoi policinë aty dhe ç’donte në atë moment?

“Benz”-i në vendin e ngjarjes ku u vranë 4 policët në 2009 në Durrës

Kjo makinë Benz me targë TR 1638 S është kapur rastësisht nga pamjet dhe vetëm më vonë duke parë me detaje kemi gjetur këtë makinë paralele me “Tuareg”-un e Dritan Dajtit. Policia arrestoi tre vëllezër që kishin një furrë buke, që kishin një makinë me targë të zakonshme, por jo kjo.

Kjo u shfaq aty dhe nuk u pa më. Kjo makinë sipas hetimeve që u bënë më pas rezulton që ka qenë e viktimës së sotme (Behar Sofia) që ka shkuar për të dorëzuar diku te 400 mijë euro (Dritan Dajtit). Njeriu që ia ka dhënë informacionin policisë është pikërisht Behar Sofia.

Policia e fshehu informacionin për Dritan Dajtin. Ky operacion u bë jo me RENEA-n, por me skuadër operacionale dhe patëm ato pasoja që patëm. Ky (Behar Sofia) është një personazh me lidhje të forta brenda policisë. Ky nuk bëri kurth ndaj policisë por Dritan Dajtit.

Gjëja që dua të them është që si u zhduk ky Benz? Pse nuk u përfshi? Nuk e di në pronësi të kujt ishte, por u zhduk. Bashkë me të u zhduk edhe shuma e madhe me para. Si prova materiale u fiksuan si sasi 2 mijë euro, që Dritan Dajti i kishte në xhep.”

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

15/01/2026

Groenlanda, Trump, Nato dhe Europa! Situatë sa kaotike aq dhe e rrezikshme për paqen!

15/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, zbardhen emrat e personave të arrestuar, mes tyre edhe një grua

Në “gjueti” të qitësit të Çopjave/ Policia kthehet në vendlindjen e Altin Ndocit, kontrolle në banesën e tij në Pukë

15/01/2026
Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

15/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In