Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën orët e para të mëngjesit Biznesmeni i një pallati u gjet i egzekutuar me armë zjarri.
Shkak i këtij konflikti ka qenë një borxh prej 70 mijë eurosh që biznesmeni Niko Goro i kishte Kliti Lekës.
Ky i fundit me profesion elektricist i kishte bërë rrjetin elektrik në pallatin e ndërtuar nga Niko Goro, por ky i fundit nuk e ka paguar për punën e bërë. për pasojë, sherri mes tyre ka agravuar deri në ekzekutimin e 51-vjeçari. Leka e ka pranuar autorësinë e krimit, teksa kjo është pista kryesore në të cilën po heton policia.