7 December, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja në Bllok në 2018, ish-komandoja fiton lirinë. Argumenti i avokatit: Përdori armën se i rrezikohej jeta

by News Albania
19/06/2021
in Kronikë
0
Vrasja në Bllok në 2018, ish-komandoja fiton lirinë. Argumenti i avokatit: Përdori armën se i rrezikohej jeta
58
VIEWS
Share on Facebook

Ai u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje dhe dënua me 7 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim iu reduktua në 4 vite e tetë muaj.

Por ish-komandoja nuk do të shkojë në burg, pasi dënimi iu konvertua në 4 vite e 8 muaj shërbim prove. Gjatë gjykimit, avokati Alban Bengasi arriti të bindte Gjykatën se Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta.

Me këtë argument, se ai kishte reaguar për shkak të nevojës ekstreme, gjykatësi paraprak i pushoi ish-ushtarakut akuzën e vrasjes së Fabian Gaxhës.

Nga ky moment, Bilo mund të dalë në liri, përderisa është shuar edhe masa e sigurisë për të. Ai jetoi në arrati që nga mbrëmja e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, biznesmeni Ervin Mata dhe miqtë e tij Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku, të cilët u mbrojtën në proces nga mbrojtësit Bengasi dhe Elton Hyseni, u dënuan për moskallëzim krimi me 6 muaj burgim që zbret në 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjykata e pezulloi ekzekutimin e dënimit dhe urdhëroi Matën, Allushin dhe Boshnjakun të kryejnë secili nga 100 orë punë në interes publik. Me shërbim prove u dënua edhe Geldo Hoti.

ISH-KOMANDO

Meviol Bilo, 44-vjeçari që u shpall në kërkim si autori i ngjarjes kriminale, ku gjeti vdekjen një person dhe dy të tjerë u plagosën tetorin e vitit 2018, ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Ai ishte rreshter specialist i Xhenios në Batalionin e Forcave Speciale.

Ndërkohë, Bilo ishte i punësuar edhe si truprojë i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh edhe kushëriri i saj. Sipas ligjit, të punësuarve në shtet, nuk iu ndalohet një punë e dytë, të cilën prej disa kohësh e bënte edhe 44- vjeçari. Skedën e vet e ka shumë të pastër dhe sipas atyre që e njohin ishte një njeri i qetë dhe jo problematik.

Burimet thonë gjithashtu se mbrëmjen e vrasjes nuk ka pasur armën e shërbimit me vete, pasi atë e kishte lënë në garnizon. Meviol Bilo ka qene pjesë e Forcave Speciale të Ushtrisë shqiptare, që kanë shërbyer në mision paqeruajtës në Kandahar.

U PUSHUA AKUZA E VRASJES

Në dhjetor të vitit 2020, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim shtetasin Meviol Bilo, i akuzuar për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok më 4 tetor 2018. Akuza me të cilën ish-komando i Forcave të Armatosura shkoi në gjykim, ishte ajo e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme ndaj shtetasit Elion Hato.

Ndërkohë, Prokuroria vendosi të pushojë akuzën për vrasjen e Fabian Gaxhës, sepse argumentohet se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Ndërsa shtetasit Redi Popesku, Geldo Hoti, Ervin Mata, Ajaks Boshnjaku dhe Fabio Allushi akuzoheshin për “Moskallëzim krimi”.

Nga hetimet ka rezultuar se Prokuroria ka arritur në këtë konkluzion, duke pretenduar se Bilo ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes ekstreme. Kur ngjarja ndodh në kushtet e vetëmbrojtjes ekstreme, Bilo nuk mund të mbajë përgjegjësi.

Më tej, Prokuroria shprehej se Gaxha ishte ai që ka shtënë i pari dhe Bilo ka qëlluar për vetëmbrojtje. Krimi besohet se ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes dy grupeve në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shkup: Protestë masive në mbrojtje të UÇK-së

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Shkup: Protestë masive në mbrojtje të UÇK-së

07/12/2025

Lezhë/ Eglantina Pjetrushi arbitre futbolli me stemën zyrtare të FIFA-s

07/12/2025

Rrëfim tronditës/ “Ma vranë djalin duke shkuar në punë, kërkoj vetëm drejtësi”!

07/12/2025

Editorial: Midis gjykimit dhe paragjykimit – rasti Balluku dhe rreziku i një precedenti të gabuar!

06/12/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In