13 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli i Posaçëm konfirmon dënimin me 28 vjet burg për Ilir Selmanin

by News Albania
17/07/2026
in Kronikë, Kryesore, Lajme
0
Dosja “5D”/ GJKKO nuk pranon gjykimin e shkurtuar për të pandehurit, SPAK kërkon kohë për dëshmitarët dhe provat
21
VIEWS
Share on Facebook

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi sot të lërë në fuqi vendimin për dënimin me 28 vite burg të Ilir Selmanit, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët e caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Dritan Hasani (kryesues), Miranda Andoni (anëtare) dhe Arbër Çela (anëtar), sot, më 17.07.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 23, të regjistruar më 16.02.2026. Kjo çështje u regjistrua pas prishjes nga Gjykata e Lartë të vendimit nr. 48, datë 16.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimit të saj për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues, mbi ankimin e paraqitur nga i pandehuri Ilir Selmani kundër vendimit nr. 28, datë 03.05.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 28, datë 03.05.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurin Ilir Selmani.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit. Vendimi u shpall në Tiranë, sot, më 17.07.2026.

Çështja u rigjykua në Apelin e Posaçëm pas vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Lartë. Me vendimin e dhënë, Ilir Selmani do të rikthehet në qeli për të vuajtur dënimin me 28 vite burg, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 19 qershor, ndryshimin e masës së sigurisë për Ilir Selmanin.

Apeli i GJKKO-së caktoi masën “arrest në shtëpi”, duke urdhëruar që ai të qëndrojë në banesën e tij në Tiranë nën mbikëqyrje të policisë gjyqësore.

Selmani ishte dënuar më 16 nëntor 2023 nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 28 vite burg për vrasjen e ish-policit, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Sipas vendimit të atëhershëm të gjykatës, Selmani (pjesë e grupit të njohur si “Klani Duka”), së bashku me një person tjetër kishte mbajtur nën vëzhgim Malkon para vrasjes.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania