14 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vrasja e reporterit të New Times në Ukrainë/ Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

by News Albania
13/03/2022
in Aktualitet
0
Vrasja e reporterit të New Times në Ukrainë/ Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
73
VIEWS
Share on Facebook

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Vrasja e reporterit të New York Times në Ukrainë, një akt kriminal dhe kërcënim serioz mbi reporterët e luftës në këtë front

Rreziku dhe kërcënimi i jetës së reporterëve të luftës në Ukrainë është më i lartë se kurrë. Sot komuniteti i gazetarëve nëpër gjithë Botën është i trondotur nga humbja e jetës e reporterit dhe regjisorit të New York Times. Ndërsa po raportonte dhe punonte gjatë ditëve të fundit në Irpin, reporteri dhe regjisori Brent Renaud u vra nga ushtarët rusë. Ndërkohë që një tjetër gazetar është lënduar. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi, shefi i policisë së rajonit, Andrei Nebitov. Forcat e sigurisë ukrainase, konfirmuan se Brent Renaud u vra dhe një koleg i tij u plagos në Irpin, një qytet në periferi të Kievit, ku luftimet midis forcave ruse dhe ukrainase vijojnë prej disa ditësh.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon me forcë këtë krim mbi reporterët dhe kërkon nga gjithë institucionet ndërkombëtare një reagim të fuqishëm. Brent Renaud dhe vëllai i tij Craig Renaud janë regjisorë, producentë televizivë dhe programues filmash, të cilët gëzojnë një reputacion profesional ndërkombëtar.
UGSH shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së kolegut dhe plagosjen e gazetarit bashkëraportues si dhe apelon për mbrojtjen e jetëve të gazetarëve dhe reporterëve që me kurajo dhe guxim të lartë profesional vijojnë raportimet e tyre për interes të opinionit botëror rreth asaj që po ndodh në Ukrainë gjatë kësaj lufte.
UGSH shpreh inkurajimin dhe lutjen për gjithë kolegët, veçanërisht ata shqiptarë që aktualisht raportojnë nga Kievi dhe zona të tjera, ku përshkallëzimi i luftës dhe barbaria me armë, shuan jetë njerëzish.
UGSH shpreh ngushëllimet e thella pranë familjes dhe miqve të tij, për këtë humbje kolegu dhe urojmë shëndet e mbarësi për gjithë kolegët që aktualisht informojnë nga ky front i egër lufte.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

13/11/2025
Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

13/11/2025
Cili je ti që guxon të prekësh pasaportën e Ballukut? Berisha zbulon prapaskenat: Si u kërcënua prokurori nga Edi Rama, e qepi gojën, sepse duhej t’i hiqej vetë pasaporta

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit, Berisha: Qeveria dhe mafia janë bërë një, ndodhi në zonën më të mbrojtur të shtetit mes policisë dhe FNSH

13/11/2025
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In