Vrasja e Kudret Saliajt nga i vjehrri/ Zbardhet dëshmia e avokatit: Dëgjova plumbat, psikologes i ra të fikët
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi dy ditë më parë pranë ish-Ekspozitës në kryeqytet. Sipas burimeve, Dhurata Saliaj dhe autori i ngjarjes, babai i saj Mexhit Picari kanë qenë duke e vëzhguar Kudret Salijan për rreth 30 minuta para vrasjes, pasi ata kanë monitoruar të gjitha lëvizjet e tij dhe kanë bashkëpunuar në krim. Dyshimet janë përforcuar edhe nga dëshmitë kontradiktore të babë e bijë. Policia gjithashtu ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë ku duken lëvizjet e avokatit dhe viktimës. Në momentin që babë e bijë janë siguruar se janë ulur në lokalin ku ndodhi ngjarja, edhe ata janë ulur. Sapo kanë porositur, Picari është afruar dhe ka qëlluar Saliajn.
Nga ana tjetër avokati Adriatik Cama vijon të ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, ku do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Avokati në dëshminë e tij paraprake është shprehur: “Teksa po dëgjonim raportin psikologjik për fëmijët kam dëgjuar plumbat. Kur kam parë Kudret Saliajn të vrarë dhe psikologes që i ka rënë të fikët. Shkak për ngjarjen e rëndë janë bërë konfliktet e vazhdueshme mes dy bashkëshortëve dhe ditën që ndodhi krimi ata kishin seancën e radhës të procesit të divorcit. Mexhit Picari nga ana tjetër deklaronte se ish-dhëndri e kërcënonte.