-Vrasja e 18-vjeçares/ Protestuesit në Ferizaj lyejnë me ngjyrë të kuqe policët…
Disa qytetarë e aktivistë, janë mbledhur sot para stacionit policor në Ferizaj, për të protestuar ndaj neglizhencës së institucioneve karshi rasteve të dhunës dhe vrasjeve ndaj grave.
Gjatë protestës, disa nga pjesëmarrësit u hodhën ngjyrë të kuqe policëve që po kujdeseshin për sigurinë në hyrjen e oborrit të stacionit policor, raporton Gazeta Express.
Pas Policisë, protestuesit janë nisur drejt objektit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Protesta vjen pas vrasjes makabre të një 18-vjeçareje në Ferizaj. Ajo u dërgua dhe u la e vdekur në emergjencën e Ferizajt të dielën. Atje e çuan dy persona, bashkëshorti i saj dhe një tjetër. Ndërkohë, në pranga është vënë i dyshuari kryesor për vrasjen Dardan Krivaqa.