17 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Voltana Ademi, Shkodër: Vendimet e Shoqërisë Ndërkomunale Bushaj të kundraligjshme

by News Albania
06/01/2021
in Kronikë
0
61
VIEWS
Share on Facebook

Bashkia Shkodër është vënë në dijeni lidhur me një vendimin absurd të Shoqërisë Ndërkomunale Bushat dhe Këshillit të Bashkisë Vau i Dejës, për rritjen me 43% te tarifës për depozitimin e mbetjeve urbane në landfill, për banorët në dy qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Në lidhje me këtë vendim, Bashkia e Shkodrës i është drejtuar me shkresë zyrtare Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Agjensisë Kombëtare të Ujësellës- Kanalizimeve dhe Insfrastrukturës së Mbetjeve, Prefektit të Qarkut Shkodër, duke kërkuar trajtimin me përgjegjësi të kësaj çështje kaq sensitive.

Këto janë vendime të paligjshme dhe për me teper ashtu sikurse Institucioni i Prefektit të Shkodrës, me daten 31 dhjetor 2020 konfirmon me shkresë, Vendimi i Keshillit të Bashkisë Vau i Dejës nuk është depozituar ndonjëherë, për të marrë shprehjen e ligjshmërisë nga Prefektura.

Në shkresën dërguar Bashkisë Shkodër nga Ndërkomunale Bushat, kërkohet një rritje e pagesës me 43 % të tarifës së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë landill, nga 863 lekë në 1500 lekë për ton mbetje të depozituar, me një kosto shtesë prej 26 milion lekë të reja ne vit, peshë për banorët dhe bizneset.

Vërej që Landfilli i Bushatit është ndërtuar me fonde publike dhe është në pronësi të Ministrisë dhe jo të një bashkie. Është ndërtuar për ti shërbyer bashkive të dy qarqeve. Ajo që ne realizojmë sot është pagesa e rregullt për depozitimin e mbetjeve.

Një vendim i tillë për rritjen me 43% të tarifës, nuk ka asnjë bazë ligjore, nuk ka asnjë analizë tekniko- ekonomike që arsyeton këtë rritje tendencioze të papritur.

Ligji për Vetëqeverisjen Vendore dhe për Financat nuk lejon asnjë ndryshim të sistemit tarifor në këtë mënyrë, e për me teper një rritja e tarifave vendore është e papranueshme 3 muaj para zgjedhjeve.
Kjo është një aferë korruptive, një vjedhje e hapur që i bëhet banorëve dhe bizneseve të dy qarqeve Shkodër dhe Lezhë.

I kërkoj Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Prefektit të Qarkut Shkodër të shqyrtojnë me përgjegjësi këtë situatë duke ndaluar ekzekutimin e paligjshëm të këtij vendimi abuziv që prek drejtpërdrejt çdo banor e biznes, e ndërkohë krijon kolaps në depozitimin e mbetjeve urbane për dy qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Trajtimi me transparencë të plotë për çdo banor dhe biznes, dhe konform ligjit, është përgjegjësi dhe detyrim për të gjithë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania