U konfliktuan për kullotat e bagtive, përfundojnë në spital barinjtë.
Një sherr mes dy brinjëve është shënuar pasditen e sotme në Vlorë.
Bëhet me dije se dy barinjtë, shtetasit A. Shahaj dhe L. Shoraj janë konfliktuar për kullotat e bagëtive. Barinjtë janë përplasur me njëri tjetrin dhe si pasojë kanë përfunduar në spital.
Mësohet se policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë që ministrja e Buqësisë, Frida Krifca tha se shumë shpejt do të hapet një Akademi për të rinjtë, që të bëhen barinj.