Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Vlorë
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Vlorë. personi ende i paidentifikuar është gjetur në zonën e Petroliferës rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.
Dyshohet se ai i përket 71-vjeçares Nadire Nelaj, e cila ishte shpallur e zhdukur nga familjarët e saj që prej datës 8 tetor.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit bregdetar ndërsa policia po punon për identifikimin e viktimës.