Prurjet e shumta të lumit Vjosa/ Përmbytje në Vlorë, 10 familje të evakuuara
Pas uljes së madhe të temperaturave para pak ditësh në vendin tonë janë rikthyer përsëri reshjet e dendrua të shiut të cilat kanë shkaktuar edhe përmbytje dhe dëmtime të rrugëve dhe tokave bujqësore. Ndërkohë reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona në qytetin e Vlorës. Për shkak të prurjeve të shumta të lumit Vjosa, janë evakuuar deri më tani 10 familje. Ndërkohë sipas llogaritjeve paraprake te niveleve në tri pikat e matjeve të nivelit në Përmet, Memaliaj dhe Mifol pritet që niveli deri në orën 14:00 të shkoj deri në 6 metër.














