Gjendet një makinë e përfshirë nga flakët në Vlorë, dyshohet se…
Mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” të Vlorës, një makinë është gjetur e përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve, makina ishte e parkuar para një banese dhe dyshohet se ky mund të ketë qenë një veprim i qëllimshëm i kryer nga persona të caktuar.
Ndërkohë në vendngjarje kanë arritur zjarrëfikësit dhe policia dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz përveç dëmeve materiale.