Gjendet pa shenja jete një burrë në Vlorë, dyshimet e para.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Paraprakisht mësohet se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në banesë, në lagjen “Pavarësia”. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet vdekje natyrale.
Vlorë/Informacion paraprak:
Më datë 25.01.2022, rreth orës 17:30, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij shtetasi R. P., 72 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.













