Mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës/ Dritan Leli i dërgon letër kryetares: Jeni duke shkelur ligjin
Dritan Leli, kreu i Bashkisë së Vlorës
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës/ Dritan Leli i dërgon letër kryetares: Jeni duke shkelur ligjin
Dritan Leli:
Lidhur me mbledhjen e ditës së sotshme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin Petro Marko. Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit.