20 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vlorë: Kreu i Gjykatës Albert Spiro kallëzohet në SPAK

by News Albania
16/05/2021
in Aktualitet
0
Vlorë: Kreu i Gjykatës Albert Spiro kallëzohet në SPAK
213
VIEWS
Share on Facebook

Vlorë/ Kreu i gjykatës Albert Spiro kallëzohet në SPAK, për skenar favorizmi të grabitësit Helidon Gjikoka-person në kërkim

Gjyqtari që u bë pasanik, me 4 vite stallier në Greqi/ Varavingot e qëllimshme Vlorë-Tiranë-Vlorë me këtë dosje, tregojnë se Helidon Gjikoka e ka kapur aq fortë “për fyti” kupolën mafioze të Gjykatës Vlorë e disa monstra në Tiranë si Gramoz Levanaj, Altin Abdiu e Bedri Qori; sa edhe prej Anglisë ku është fshehur prej 8 muajsh para se të kërkohej për prangosje, ai ka urdhëruar të “kaparosurin” në krye të Gjykatës Vlorë, t’i japë pafajësi e liri dhe t’i heq sekuestron e resortit “Ambla Dhërmi”, që ia ka grabitur Ilir Kokës me dokumente false
Është kallëzuar në SPAK edhe kreu i Gjykatës-Vlorë, Albert Koço Spiro, për veprën penale “Korrupsion”, pasi ka indicie të plota, se është i përfshirë “de facto” në krimin e manipulimit të procesit gjyqësor-penal, për dosjen pronësore të “Resort Ambla- Dhërmi”, me qëllim favorizimin e grabitësit Helidon Gjikoka.

Interesimi dhe sikleti deri në stresim, që po tregon këto ditë Kryetari i Gjykatës-Vlorë, Albert Spiro, për ta ri-marrë personalisht në dorë dosjen “Çështja Penale Nr. 1228”; tregon se autori i krimit Helidon Jorgo Gjikoka, i paska shpëtuar drejtësisë në Vlorës, pasi e ka patur “shpëtimtarin” në krye të gjykatës.

Fakti është ky: Këtë dosje penale, që ishte dorëzuar nga Prokuroria për gjykim në Tiranë; gjyqtari xhambaz i Tiranës Bedri Qori, jashtë kompetencës ligjore e çoi për gjykim në Vlorë; e siç thonë disa fakte audio, ngaqë është “paguar mirë” nga sekserët e të dënuarit “Arrest me burg-person në kërkim ndërkombëtar” Helidon Gjikoka.

Tashmë, skenari për pastrimin e kësaj dosjeje do zbatohet në Vlorë, ku Kryetari i Gjykatës, Albert Spiro, ka disa ditë që interesohet edhe në “Postë”, nëse ka shkuar apo jo dosja e nisur nga Tirana.

Edhe ditën e premte, kryetari i Gjykatës Vlorë, ka qenë i interesuar për mbërritjen e kësaj dosjeje; gjë që tregon se banda e gjyqtarëve të paguar nga Helidon Gjikoka; ka vendosur paraprakisht dhe po tenton të bëjë ndryshimin e trajektores së cështjes, nga ligjshmëria në paligjshmëri me favorizim të tij.

E dinë të gjithë në Gjykatën e Vlorës, se “Kryetar Berti” interosohet për dosjen “Çështja Nr. 1228”, që është nisur nga Tirana; ashtu siç e dinë se kjo dosje i përket falsifikatorit Helidon Gjikoka, subjekt penal në këtë gjykatë edhe për dhunë ndaj gruas e ca punë të zeza me trafikantë… por i pa prekur.

Ndaj nuk është çudi, as ky fakt: Në një nga proceset gjyqësore, ku prej palës së dëmtuar Ilir Koka, është kërkuar sekuestrimi i pasurisë “Ambla- Dhërmi” i grabitur nga Helidon Gjikoka, vendimi duhej shpallur në orën 11:00, por krye-gjyqtari Albert Spiro, vendosi që vendimi të shpallej në orën 14:15’, si kohë presioni e garancie për të marrë rryshfetin nga Gjikoka.

Nuk do mend të kuptohet, gjersa në asnjë seancë e madje as në seancën e orës 11.00, grabitësi Helidon Gjikoka nuk ishte paraqitur, me motivin se ishte larg e jashtë Vlorës; ndërsa në seancën e orës 14.15, ai u gjend brenda sallës, pa e parë askush se nga çfarë “dere” u fut, madje jo i ulur në vendin si palë e paditur, por te karriget e publikut.

Ajo që bëri përshtypje në seancën gjyqësore, është fakti se gjyqtari Albert Spiro, pasi deklaroi se nuk e njihte as si fytyrë Helidon Gjikokën, më pas iu drejtua me emër e mbiemër, pa kërkuar më parë prezantim-indentifikimin me dokumente; “pakujdesi” që tregon se ka njohje “konfidenciale” me hajdutin Gjikoka.

Prej disa ditësh, kryegjyqtari Spiro është në pritje të dosjes “Çështja Nr. 1228”, për të manipuluar shortin me marifetin “manual” apo me “letra me vrimë”, që e ka bërë dhe herë të tjera për shumë çështje penale e civile pronash e financash.

Indicie për aferë korruptive dhe në këtë rast, është pasuria e tij madhe në para e apartamente në Gjirokastër, Vlorë e së fundi në Tiranë; pas gjoja punës stallier si emigrant në Greqi për 4 vite në moshën 30-34 vjeç. Por sa pasuri ka të pa deklaruara?

Sepse, nuk është zbuluar akoma, asnjë lloj “magjie”, që vetëm me pagën e gruas në arsim dhe pagën si gjyqtar, të blihen apartamente në Vlorë e Tiranë, makina e garazhe, të bëhen pushime jashtë shtetit, të krijohen llogari bankare dhe të shlyhen hua nga 30 mijë-50 mijë Euro.

Në “CV” e këtij gjyqtari ka shumë denoncime në ish-KLD e sot në KLGJ, madje emri i gjyqtarit Albert Spiro, është dhe në “listën e zezë” që Ministria e Brendshme, i ka dërguar KLD-së e Ministrisë së Drejtësisë, për lirim kriminelësh në Vlorë (dy banda), duke shpërfllur dosjet me prova, të prokurorëve Dritan Maku e Saimir Smaka. Kaq për sot./Pamfleti

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Nga Myslim Murrizi: Si e kaloi vetingun Gjyqtarja Irena Gjoka?!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Nga Myslim Murrizi: Si e kaloi vetingun Gjyqtarja Irena Gjoka?!

20/01/2026

Ministrja që zgërhihet nëpër ekrane, ndërsa të sëmurët zhyten në terr

20/01/2026

Lajm i fundit: Vajza e Presidentit Trump Ivanka nesër vizitë në qytetin e Vlorës

20/01/2026

Skandali me ligjin që kërkon t’a fus në Parlament deputeti socialist i Fierit Ramion Kurti

20/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In