Një familje shqiptare, gjatë pushimeve në Parkun Kombëtar të Llogarasë, gjeti një çantë me 115 mijë euro cash. Në vend që ta mbante, familja e dorëzoi menjëherë në polici. Pas verifikimeve, autoritetet zbuluan se paratë i përkisnin dy turistëve ukrainas, të cilët nuk i kishin deklaruar në doganë. Policia falënderoi publikisht familjen shqiptare për ndershmërinë dhe gjestin qytetar, histori që u pasqyrua edhe nga mediat ndërkombëtare.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)














