Nga Fatmir Popja:
Vllaznia-AF Elbasani pa fitues, Teuta mposht Tiranën
Nga Fatmir Popja
Mbrëmjen e të dielës u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 8-të në Kampionatin e Superiores . Vllaznia e Shkodrës barazoi pa gola ndaj AF Elbasanit, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.Shkodranët e nisën ndeshjen në sulm, teksa në minutën e 14-të, vetëm traversa ndali Bekim Balajn nga shënimi i golit , ndërsa në minutën e dytë topi i grushtuar nga Abalora u përplas në shtyllë.Verdheblutë realizuan me Hasanin në fundin e pjesës së parë, por festa zgjati pak, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në të 80-tën, skuadra e AF Elbasani “flirtoi” me golin, por portieri i Vllaznisë bëri heroin e ndeshjes dhe tregoi se ishte në një mbrëmje të mirë. Në fund të dyja skuadrat shtrënguan duart, duke marrë kështu secila nga një pikë. Vllaznia është në vendin e katërt, ndërsa Elbasani është në vendin e pestë.Trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin, analizoi barazimin që skuadra e tij arriti ndaj Vllaznisë dhe u shoreh se ishte një ndeshje shumë e vështirë, përballë një kundërshtari shumë të fortë dhe ne u treguan shumë të zotë që nuk pësuam gol sot. Luajtëm mirë, është e vërtetë që loja ishte me fraksione. Mund të pësonim gol, por edhe mund të shënonim në disa fraksione të ndeshjes.
Duhet ti prisnim, ashtu siç kemi bërë në ndeshjet e fundit, disa rinisje u bënë mirë, disa jo. Duhet të komplimentoj djemtë, sepse kanë ditur të vuajnë dhe në fund mendoj se e kemi merituar barazimin. Ndërsa trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç pas ndeshjes tha se ekipi i Vllaznisë ishte më i mirë dhe e meritonim fitoren. Vetëm topi nuk kaloi rrjetën. Nga njëra anë kemi fituar 1 pikë, nga ana tjetër kemi humb 2 pikë dhe përkushtimi ishte mjaft i mirë.E veçanta e kësaj ndeshje ishte fakti që në tribunën e stadiumit Elbasan Arena ishin sistemuar dy tifogrupet e skuadrave kundërshtare, “Tigrat verdheblu” vendas dhe ato “Vllaznit Ultras” të skuadrës kuqeblu, dy tifogrupe shumë të njohura për mbështetjen e skuadrave të tyre të zemrës, por që në këtë ndeshje, falë miqësisë dhe mirkpritjes dypalëshe në vite, me ftesë të grupimit elbasanas, “Tigrat verdheblu”, ishin bashkuar në një tribunë me “Vllaznit Ultras, por që mbështetja natyrshëm ishte në drejtim të skuadrave të tyre.Në një kohë që në shumë ndeshje tifogrupet kundërshtare kanë pasur jo pak probleme në përballjet e kampionatit të Superiores, por edhe të kategorive të tjera, një veprim i tillë, ku gjithçka gjatë takimit ishte Fair Play mes tyre, është mirëpritur edhe nga opinioni sportiv i të dy kampeve respektive, por edhe më gjërë duke dhënë dhënë një mesazh shumë kuptimplotë.Ndërkaq përsa i përket ndeshjes tjetër të kësaj jave ,Teuta triumfoi 3-1 në shtëpi ndaj Tiranës. Durrsakët ia dolën që të marrin 3 pikë, me golat e Krujës, Torraj dhe Naser. Goli i nderit për bardheblutë u realizua nga Ismajli.“Djemtë e Detit” tashmë janë në vendin e gjashtë, ndërsa Tirana e shtata.