Babai im Kamberi nuk i kishte mbushur të 80-at! Në fakt dhe nëse 80 do i kishte përmbushur ai nuk ngjante i thyer nga mosha e viteve. Ai ishte vërtet i fort, vërtet kolloz dhe burrë i pashëm! Kështu ka qenë ngahera babai im i shtrenjtë! U sëmure papritur babë! U sëmure befas dhe pabesisht të mori forcat sëmundja. Ty babë të ndryshoi dy muaj sëmundja fizikun por nuk ta prishi bukurinë, logjikën e fjalës dhe humorin. Ti ngele i bukur deri në fund! Ti ike sot baba! Ike me fjalën në gojë dhe shikimin drejt nesh! Ne do jemi bashkë në jetë të jetëve baba i shtrenjtë sepse ne u deshëm aq shumë mes nesh! Lamtumirë babushi jonë!
