16 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Vjosa Osmani dhe “furtuna” që solli vizita 3-ditore, injorimi i Ramës shenjë frikë apo hatërmbetje? Nga gabimi i tij mësuan Basha e Berisha

by News Albania
18/12/2020
in Politikë
0
74
VIEWS
Share on Facebook

Vjosa Osmani, e dyta presidente grua (edhe pse e përkohshme në detyrë) e Kosovës mbylli sot vizitën 3-ditore në Shqipëri, ku u takua me të gjithë faktorët politikë në vend. Nisja e saj për në Tiranë shkaktoi debate, duke nisur nga ai me dhuratën që marrin të gjithë personalitetet që vizitojnë Tiranën, çelësin e kryeqytetit. Osmani deklaroi se nuk do ta pranonte dhuratën e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Por në fund iu dorëzuar ‘tundimit’ duke e pranuar simbolin. Madje burime për Dosja.al bëjnë me dije se edhe ajo i dorëzoi një dhuratë Veliajt, edhe pse për mediat nuk u bë kurrë publike se për çfarë bëhet fjalë.

Po ashtu me shumë bujë, u pret edhe nga homologu i saj, Ilir Meta, i cili organizoi një pritje zyrtare me ceremoni. Duke i dedikuar edhe një konferencë për shtyp pas takimit privat me të në Presidencë. Në takimin me Metën, Osmani paralajmëroi bujën që do të vijonte në ditën e saj të dytë në Tiranë.

Vjosa Osmani dhe Ilir Meta

Në konferencën e saj për shtyp, ajo u shpreh prerë kundër nismës së Mini-Shengenit dhe qartë e pastër KËRKOI nga Kuvendi i Shqipërisë që të miratonte rezolutën që dënonte genocidin e ushtruar nga Serbia në Kosovë.

Vjosa Osmani dhe Ilir Meta

Të dyja këto pika, ajo bëri me dije se do ta shtronte në tavolinë kryeministrit Edi Rama, si ‘kushte’ për të treguar devotshmërinë e tij ndaj shtetit-motër, siç e cilësoi dhe presidentja.
E nesërmja erdhi dhe takimi me Ramën u zhvillua. Por detajet u mësuan vetëm nga një intervistë e Vjosës në një prej mediave të vendit. Rama përveç dy fotove në Facebook, nuk zhvilloi asnjë konferencë për shtyp. Nuk ishte as frika nga pandemia që e ndali, pasi sot në prezantimin e ministrit të ri të Brendshëm, Blendi Çuçi, foli vetë për më shumë se një orë.

Vjosa Osmani dhe Edi Rama

Për të vazhduar në vazhdën e injorimit të Osmanit nga Rama, numri një i qeverisë nuk denjoi as ta ndiqte fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Për të ishte më e rëndësishme që të dialogonte me ekspertët turkë të shëndetësisë për pandeminë e koronavirusit. Edhe pse shumë mirë mund t’ja kishte deleguar këtë detyrë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut dhe eksperëve shqiptarë. Tek e fundit, vetë pretendon se nuk merr asnjë vendim pa ia sugjeruar ata… Pse vallë e kishte aq të nevojshme që të qëndronte aty dhe të mos priste në Kuvend Osmanin?

Vjosa Osmani sot ne Kuvend

Apo ndoshta ka dashur të shmangë debatet për vrasjen e Klodian Rashës me deputetët e opozitës? Nuk përjashtohet si mundësi. Por fakti qëndron; Rama nuk ishte në Kuvend kur autoriteti më i lartë i Kosovës shprehte qartë mendimet e saj lidhur me situtuatën. Veprimit të Ramës, më mirë se gjithkush ia dha përgjigjen vetë presidentja… Në një intervistë ajo u shpreh se as që e kishte vënë re se Rama mungonte, ndërsa në një tjetër, ia la atij ‘dopjo 6 në dorë’.

“Është nuanca që ju e përmendët, protokolli është i qartë, por është zgjedhje e zotit Rama në këtë rast dhe duhet të pyetet ai pse e ka bërë një gjë të tillë. Unë kam përfaqësuar jo veten time si Vjosa Osmani por dy institucionet më të larta të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës,”-u shpreh ajo.

Gabimi i kryesocialistit nuk u përsërit nga lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe nga paraardhësi i tij, Sali Berisha. Të dy e pritën me nderime dhe i dedikuan konferenca për shtyp. Basha deklaroi edhe njëherë se kur të bëhej kryeministër do të fshinte gabimin e qeverisë Rama, për vendosjen e traut në pikën kufitare të Morinës. Ndërkohë që shprehu mbështetjen e tij edhe për çështje të tjera që shqetësojnë ende Kosovën, si një shtet i ri.

Vjosa Osmani dhe Lulzim Basha

Edhe pse e re në politikë, gruaja më e votuar ndonjëherë në historinë e Kosovës si shtet, shkaktoi trazira në vend. Ashtu si Isa Mustafa, kryetari i partisë që ajo ishte pjesë deri pak kohësh, nuk e dëgjoi dhe e largoi. Por këtë herë injorimi veproi si boomerang për kryeministrin shqiptar. Në vend që të injoronte Osmani, zbuloi edhe njëherë frikën e tij për të gjithë ata që i dalin kundër…qoftë edhe jashtë Shqipërisë. Së fundmi, Osmani ka pasur edhe një afrim me kreun e LVV-së, Albin Kurtin, person që nuk ka marrëdhëniet më të mira të mundshme me liderin e maxhorancës në Shqipëri. Të jetë kjo një faktor në ftohtësinë e veprimeve të Ramës? Mbetet për t’u zbuluar në monologun e radhës të kryeministrit…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania