𝐕𝐣𝐞𝐡𝐫𝐫𝐢 𝐞 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐨𝐢 𝐩ë𝐫 𝐝𝐡𝐮𝐧ë, 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐧𝐮𝐬𝐣𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐡𝐫𝐫𝐚: 𝐉𝐚 𝐩𝐬𝐞 𝐧𝐢𝐬𝐢 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢 𝐚𝐢 𝐠ë𝐫𝐯𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢 𝐟𝐲𝐭𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐭𝐡𝐨𝐧𝐣
Një sherr në familje në Lezhë është bërë mediatik pasi vjehrri ka denoncuar nusen për dhunë.
Nusja e tij Valentina Pemaj dhe bashkëshortja e të moshuarit, ia kanë hedhur fajin të moshuarit duke thënë se sherri ka nisur për punimet që po bëheshin në shtëpi, për të cilat ai nuk ishte dakord.
Sipas nuses vjehrri i ka këputur varësen e floririt kurse i moshuari ka thënë se ajo i është hedhur në qafë dhe e ka gërvishtur.
Nusja për Abc-ja e mëngjesit ka deklaruar se gërvishtjet në qafë i moshuari i ka bërë vetë për t’ia hedhur fajin më pas asaj.
Edhe bashkëshortja e të moshuarit ka dalë në krah të nuses.
“Kur u futëm brenda erdhi edhe burri, i tha çfarë ke se ti do rrish këtu për hatër të nënës time sepse ajo nuk mund ta kalojë jetën vetëm.
Por ne mos na u përziej në punën tonë. I tha ty ta ka bërë mendjen balonë kjo …. (më ofendoi me fjalë të rënda). I thashë unë jam nëna e katër fëmijëve në shtëpinë tënde. Më futi duart në fyt dhe më këputi varësen e arit në fund dhe unë jam vetëmbrojtur e kam shtyrë. Në atë momente më ka marrë vjehrra për krahu dhe më ka nxjerrë përjashta. Burri im e ka marrë vjehrri dhe e ka larguar. E kam denoncuar edhe para tre viteve.
Ka pasur çiften në shtëpi dhe ia ka marrë. Më ka thënë prokurori a do me e lënë në burg. I kam thënë jo se më vjen turp, nuk dua që fëmijët ta shohin gjyshin e tyre në burg. Kur më ka nxjerrë burri përjashta unë kam ikur te puna.
Nuk e kisha telefonin me vete. Më sheh vajza të tronditur. Policinë e kam marrë unë në telefon me telefonin e djalit. Kam marrë policinë e Shkodrës. Më pas ka ardhur polici i zonës. Më tha e kujt është shtëpia. Shtëpia është e imja i thashë. E kanë marrë vjehrrin me vete dhe kanë kaluar 20 minuta kur na thonë hajde në Lezhë. U nisa me burrin. Vjehrri im ishte gërvishtur edhe më shumë. Unë pak e bëra se i kam thonjtë”, tha Valentina Pemaj.













