E morët vesh vjedhjen e Arsen Lupenit në Zyrat e Qarkut të Vlorës?
1- Hajduti, u fut nga dritarja që ishte rastësisht hapur.
2- Hajduti nuk bëri asnjë rrëmujë, por hapi bollapin tek zyra 1 dhe mori dosjen X.
3- Hajduti shkoi tek zyra 2, mori sërish dosjen Y, prap pa asnjë rrëmujë.
4- Hajduti edhe pse ishte pikasur dhe Policia ishte lajmëruar mori 2 dosjet dhe doli nga dera kryesore. (Ku duhet të gjendej roja i institucionit).
5- Hajduti sot është i paidentifikuar…duke shijuar lajmin e rëndomtë “Vidhet zyra e Qarkut”.
Ajo cfarë mungon janë dosjet me dokumentacionet origjinale të pronave në bregdet!
O me? Mirë? Si kaluat ju?
Se u duken ordinerë këta hajdutët e pronave!?…