Greva e naftëtarëve në Ballsh është përfshirë në vorbullën e “përplasjeve politike”. Disa ditë më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shkoi pranë grave greviste, që kanë zënë vendin e burrave që kanë lënën në mes misionin e tyre për shkak të komplikacioneve shëndetësore, duke u premtuar se do të ndihmonte në zgjidhjen e problematikave të tyre.
Ndërkohë që mëngjesin e sotëm, një prej zonjave ka folur për mediat dhe është shprehur se deputetët vijnë për t’u tallur, duke përfshirë edhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila sipas saj u kishte rrëfyer se e kishte portofolin bosh.
Pas publikimit të intervistës, ka reaguar vetë Kryemadhi, e cila ka publikuar pamjen e dhomës ku gratë po zhvillojnë grevën, në të cilën zonja në video nuk shfaqet askund. Menjëherë Kryemadhi ka identifikuar dhe “sulmuesit” të saj, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Ballëshit, të cilët sipas saj por përdorin gratë e Fierit për të kryer sulme politike. Ndërkohë që është publikuar edhe videoja e një grevisteje tjetër, e cila pranon me zë dhe figurë, se gruaja që doli në media nuk është pjesë e tyre.
Naftëtarët e uzinës në Ballsh kanë hyrë në një grevë urie prej 22 ditësh, ndërsa prej 5 ditësh atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre. Grevistët kërkojnë marrjen e masave urgjente nga qeveria për të siguruar pagesën e 9 muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës. Gjendja e tyre sa vete dhe rëndohet, ndërsa ata refuzuan edhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e grevës dhe nisjen e dialogut me qeverinë, por pa zgjidhje konkrete.
Sulmoi Kryemadhin, gratë greviste në Ballsh sqarojnë situatën dhe i japin fund POLEMIKAVE: Ajo s’është pjesë e jona, i kërkojmë ndjesëNjë prej punonjësve të Ballëshit, që ka hyrë në grevë urie për marrjen e pagave të prapambetura, ka bërë me dije se gruaja që foli kundër Monika Kryemadhit nuk është pjesë e nismës së tyre. Në një video të publikuar në rrjet, grevistja bashkë me gratë e tjera, shprehet se zonja që ka folur kundër Kryemadhit nuk është pjesë e tyre, ndaj dhe i kërkojnë ndjesë kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim.“Jam greviste e Ballshit. Dëgjoj në media për zonjën Kryemadhi. Zonja që ka folur nuk ka qënë në takim atë natë. Prandaj po e përgënjeshtrojmë dhe Kryemadhit i kërkojmë ndjesë,“-shprehet grevistja.
- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar pamje nga takimi i saj me gratë që kanë hyrë në grevën e urisë në Ballsh, duke zbuluar faktin që zonja e cila doli ta replikonte nuk kishte qënë në takimin e saj me grevistet. Në postimin e saj, Kryemadhi publikon pamje nga e gjithë dhoma ku ndodheshin grevistet, ku mungonte zonja që foli në media kundër saj. Kaq mjaftoi për kryetaren e LSI-së për t’ja faturuar kryeministrit Edi Rama dhe Bashkisë së Ballëshit, sulmin politik ndaj saj, duke u kërkuar që të qëndrojnë larg nga nisma që ata kanë ndërmarrë.“Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje. Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit. Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!,”-shkruan Kryemadhi në postimin e saj.
- “Vijnë për t’u tallur”, revolta e gruas së naftëtarit në Ballsh: Monika tha e kam portofolin bosh… Me kë tallet ajo? Priste t’i jepnim ne nga 10 lekë?Në grevë për pagat e bashkëshortëve, por nuk mungojnë as mesazhet politike. Kjo është situata në Ballsh, ku në mbështetje të burrave, prej 5 ditësh në grevë janë edhe gratë. Njëra prej tyre thotë se deputetët vijnë për t’u tallur, ndërsa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë ajo, iu ka rrëfyer se ka portofolin bosh.“Asnjë reagim nuk kemi, as edhe një telefonatë. Edhe deputetet që vinë, vinë për t’u tallur. Vinë për hallin e tyre. Vjen zonja Monika thotë edhe unë e kam portofolin bosh. Me kë tallet ajo? Me punëtorët? Të priste t’i jepnim ne nga 10 lekë? Është turp, s’ka më ku të vejë. Tallen me ne. Jemi nëna, jemi familjare. Kemi 5 ditë dergjemi këtu, i kemi lënë njerëzit të sëmurë brenda. Në s’jemi as deputete, as ministre, as ministre e as drejtoresha. Ne jemi punëtore të thjeshta edhe po kërkojmë bukën e fëmijëve.”