Vidhet donacioni 500 mijë euro për fëmijët e verbër; paratë në duart e Emiliano Lulos dhe Remzie Metës
Dy zbatuesit e vjedhjes së donacioneve të huaja janë Emiliano Lulo dhe Remzie Meta, ndërsa i dyshimtë është roli i Bardhylka Kospirit, Brikena Shehu, me detyrë përgjegjëse sektori dhe që kopsit letrat nga ana juridike dhe auditi i Ministrisë së Arsimit, Dashnor Spahiu.
Një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë ngre dyshime serioze për vjedhjen e një donacioni prej 500 mijë eurosh akorduar për fëmijët që nuk shikojnë. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) ka akorduar një fond me vlerë prej 350 mijë euro për shtypshkronjën në qendrën e fëmijëve që nuk shikojnë, e cila drejtohet nga Emiliano Lulo, që vepron në bashkëpunim me sekseren famëkeqe Remzie Meta. Shtypshkronja ka kushtuar 30 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër 320 mijë euro besohet se është ndarë mes drejtorit të qendrës, bashkëpunëtorëve të tij, zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës.
Nga ana tjetër, fondacioni turk TIKA ka akorduar një fond me vlerë 200 mije euro për pajisje të brendshme. Nga ky fond janë investuar për pajise të brendshme më pak se 20 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër është ndarë sipas roleve në këtë qendër, e përfshirë nga afera flagrante korruptive. Dy zbatuesit e vjedhjes së donacioneve të huaja janë Emiliano Lulo dhe Remzie Meta, ndërsa i dyshimtë është roli i Bardhylka Kospirit, Brikena Shehu, me detyrë përgjegjëse sektori dhe që kopsit letrat nga ana juridike dhe auditi i Ministrisë së Arsimit, Dashnor Spahiu.
Aferat me blerjet fiktive
Disa ditë më parë publikuan një faturë, e cila tregonte blerjen e një libri të gjuhës shqipe me vlerë 600 mijë lekë. Shifra është disa herë më e lartë se sa vlera e tregut, ndonëse librat për fëmijët e verbër kushtojnë më shtrenjtë se sa librat normalë. Skandali nuk mbaron këtu, pasi sot fëmijët që nuk shohin nuk i kanë këto libra, duke ngritur dyshime se faturat janë fiktive.
Nga ana tjetër, në qendrën e fëmijëve që nuk shohin ka një makineri të posaçme për riprodhimin e këtyre librave, për të cilën kishte akorduar PNUD-i fondin me vlerë 350 mijë euro.
Gjithashtu, një fshesë me korrent që kushton në treg 70 mijë lekë, e kanë shënuar në faturë 400 mijë lekë. Janë vjedhur qindra mijëra euro për riparim fiktiv të shtypshkronjës, kondicionerëve, pianos etj. Këto pajisje janë blerë të reja dhe kanë funksionuar normalisht, por riparimi është i rremë, për të ndarë paratë. Afera më skandaloze janë realizuar me blerjet fiktive të programeve kompjuterike, rrobat dhe rikonstruksionin e godinës, për të cilat do të flasim në vijim në detaje. Mijëra euro kanë avulluar gjoja për mobilie, ndërsa janë bërë letrat për disa udhëtime fiktive, duke ndarë paratë.
Vjedhjet me Njazi Prençin
Linja kryesore e vjedhjes në Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve është me tenderët e ushqimeve skarco. Tenderët paracaktohen për tre kompani të hajdutit që është dënuar më parë për korrupsion, Njazi Prençi.
Sekserja mes Njazi Prençit dhe ‘ujqërve të tjerë të parave publike’ është Remzie Meta. Tenderët i jepen kompanive të Njazi Prençit dhe dy fëmijëve të tij me ofertë sa fondi limit, me qëllim për të ndarë një përqindje sa më të madhe. Nga ana tjetër, ushqimet që sjell Njaziu zakonisht janë të skaduara dhe jashtë standardeve….



