Tirana e nis me marsh të katërt ndeshjen hapëse të Kategorisë Superiore. Në “Selman Stërmasi” bardheblutë fitojnë 4-1 ndaj Skënderbeut në një sfidë totalisht të dominuar nga bardheblutë. Ndeshja do të niste me vrull dhe vetëm në minutën e 4′ Behirace do të shënonte për Tiranën, një avantazh që nuk do të zgjaste shpejt sepse dy minuta më vonë Viktor do të barazonte shifrat për korçarët.
https://player.boostplatforms.com/video?id=1631361239204
https://player.boostplatforms.com/video?id=1631361262212
Në pjesën e dytë, Zguro për Skënderbeun do të merrte kartonin e dytë të verdhë duke ia vështirësuar ndeshjen Skënderbeut. Një situatë e tillë i shkonte për shtat Tiranës që vetëm sulmonte. Në minutën e 59′ Ngoo do të kalonte në avantazh Tiranën falë një asisti perfekt të Xhixhës. Realizimi bëri me krahë bardheblutë që vazhduan të sulmonin dhe 10 minuta më vonë Limaj do të shënonte golin e tretë të takimit, por festivali i golave nuk do të përfundonte sepse Ngoo do të shënonte golin e dytë personal dhe të katërtin për Tiranën.