Kryeministri Edi Rama mori sot edhe mendimin e ekspertëve turq nëse mjekët e Komitetit Teknik të Ekspertëve kanë ndërmarrë masat e duhura për përballimin e COVID19.
Bashkë me të, në krah ishte edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.Ajo që nuk u pa në media ishte momenti kur kryeministri po fliste dhe ministrja po mbante shënime.
Në fakt fjala e Ramës ishte hyrëse dhe përshëndetëse, ndaj dhe është disi e çuditshme pamja e Manastirliut teksa pohon me kokë dhe mban shënime…