Qytetari që u përplas mëngjesin e sotëm tek rruga ‘5 Maji’ ka humbur të dyja këmbët.
Newsalbania.al ka mësuar se pas ngjarjes së rëndë, qytetari është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por i aksidentuari nuk ka dalë i pa dëmtuar. Tashmë, ai nuk do të mund të jetë më kurrë si më parë.
Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e sotëm. Teksa qytetari qëndronte buzë rrugës pranë vizave të bardha dhe priste të kalonte në anën tjetër, u përplas pa mëshirë nga një makinë.
Policia bëri me dije se në këtë aksident është përfshirë dhe një tjetër mjet.














