Forcat e Armatosura morën pjesë në një operacion shpëtimi në ndihmë të 3 banorëve të cilët kishin ngelur të bllokuar në malin e Korabit, bashkë me tufën e tyre me 30 kuaj.
Në misionin për të shpëtuar banorët në rreth 2100 metra lartësi morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut.
Koordinimi mes strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, rezultoi i suksesshëm duke iu ardhur në ndihmë banorëve në kushte shumë të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës që arrinte deri në 40 cm, informon ministria e Mbrojtjes në një postim në rrjete sociale ku publikohet dhe videoja e operacionit.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMinistriaMbrojtjes%2Fvideos%2F1596188694318787%2F&show_text=false&width=560&t=0