Jo vetëm burrat por edhe gratë kanë fuqi… madje të madhe ndonjëherë.
Kjo është dëshmuar edhe në një video që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale dhe në mediat e gjithë botës.
Një nënë e 3 fëmijëve në Britaninë e Madhe, ka marrë vëmendjen e mediave për shkak se ka ndihmuar në shtyrjen një kamioni të madh qumështi që kishte ngecur në dëborë.
E pagëzuar tashmë nga mediat si “supergruaja”, ajo është shpërblyer pas këtij gjesti fisnik nga kompania e qumështit, me një vit furnizim falas, transmeton “Daily Mail”.
Charlene Leslie, 33 vjeçe, u filmua duke shtyrë kamionin gjigant të “Grahams” në një rrugë të mbuluar me dëborë në Cowdenbeath, Fife, të martën, gjatë stuhisë Darcy.
Punonjësja e supermarketit po shkonte drejt dyqaneve, kur pa kamionin e “Grahams” në telashe dhe i kërkoi një fqinji të shikonte fëmijët e saj, ndërsa ajo nxitoi të ndihmonte shoferin.
Charlene, e cila ishte me vajzën Rihanna 10 vjeçe dhe djalin Hunter, 2 vjeç, në atë kohë, deklaroi se: “Unë kurrë nuk mund të rri duarkryq kur shoh dikë në telashe”.