Një zënkë në studio gjatë një transmeti live të një emisioni në Turqi, ka tërhequr mjaft vëmendje në rrjetet sociale.
Në rrjetin televiziv ATV në Turqi, nëna e një vajze të humbur ka qëlluar me kepucë ndaj personit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e saj.
Historia e trishtë e 18 vjeçares Gül?en Caymaz, filloi pasi i vdiq bashkëshorti, ku shkoi të jetonte pranë nënës së saj me dy fëmijët, por një ditë ajo u zhduk papritur.
Vajza i tha të afërmve që ajo kishte shkuar të takonte të dashurin, një burrë i rritur, i cili ishte thirrur në emision gjatë ditës së sotme nga nëna të resë që ka humbur.
Në debat e sipër nëna ka qëlluar me këpucë ndaj burrit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e vajzës së saj, për të cilën nuk ka gjurmë që prej 8 vitesh.