Ekzekutohet në një kanal në zonën e njohur si Ishull Lezhë, nënkomisari i Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme.
Burime bëjnë me dije se 44-vjeçari ishte pjesë e një grupi që po patrullonte për të kontrolluar territorin nëse ishin mbjellë parcela me kanabis. Hoxha po kontrollonte për kanabis në zonën e mbrojtur Kune-Vain, në momentin që është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.
Trafikantët e drogës dyshohet se kanë qëlluar mbi njësinë antikanabis në Policinë e Shtetit, gjatë këtij operacioni. Paraprakisht mësohet se është shpallur në kërkim një person i dyshuar me inicialet A.R.