Vendimi për përjashtimin e Berishës, plasin debatet brenda grupit të PD-së: Vrave partinë, ky ishte vendim i gabuar
Vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike mesa duket ka qenë ekskluzivitet vetëm i Lulzim Bashës, pasi asnjë nga grupi nuk e ka ditur.
Vendimi u bë i ditur nga Basha në një dalje për mediat, gjë e cila ka shkaktuar debat të madh në grupin e PD-së.
Mësohet se Tritan Shehu ka thënë se me këtë vendim ke vrarë PD-në, ndërsa Bujar Leskja ka thënë se vendimi ishte i gabuar. Edhe Flaamur Noka është shprehur se vendimi ka qenë i gabuar.
Nuk eshte e papritur nese diten e neserme Sali Berisha te krijoje nje grup te ri parlamentar se bashku me keto zera kunder, si edhe me aleatet e vegjel qe kane dale hapur se mund te krijojne nje grup te ri.