Vdekja e minatorit në Bulqizë, në pranga tekniku i minierës
Është arrestuar ditën e sotme shtetasi D.K 34-vjeç me detyrë teknik në minierën e Bulqizës ku humbi jetën ditën e djeshme Elti Alla, 35-vjeç. Në njoftimin e policisë thuhet se ka nisur procedimi penal edhe për shtetasit L. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar. Kjo pasi së bashku me teknikun e minierave nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një masiv shkëmborë dhe humbi jetën minatori 35-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi : -D. K., 34 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Shkelje e rrrgullave të mbrojtjes në punë”, me detyrë teknik miniere në një subjekt minerar.
Si dhe filloi procedimi penal për shtetasit L. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar. Arrestimi i shtetasit D. K., dhe procedimi penal i dy shtetasve të tjerë u bë pasi nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një masiv shkëmborë, ku për pasojë humbi jetën shtetasi E. A., 35 vjeç.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.











