Vdekja e papritur e një 70-vjeçari një ditë më parë në Gjirokastër tek sa ndodhej në një lokal, ka shtyrë policinë të kryejë një hetim akoma më të detajuar. Ndonëse dëshmitarët në vendngjarje deklaruan për @jugunews.net se i moshuari vdiq tek sa ishte duke pirë kafe , e vërteta rezultoi ndryshe. Ka qenë mjekësia ajo që ka konfirmuar vdekjen e të moshuarit gjatë aktit seksual . Por policia ka zbuluar akoma edhe më shumë rreth lokalit dhe pronarëve të këtij subjekti i cili ishte kthyer prej kohësh në qendër të ushtrimit të prostitucionit .
Gruaja me të cilën pati kontaktet e fundit 70 vjeçari ka rënë sot në prangat e policisë. Ajo është ndaluar në ambientet e lokalit të saj në lagjen “18 Shtatori” të cilin akuzohet se e përdorte për ushtrim prostitucioni. Ndaj saj rëndojnë akuzat për veprat penale “mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “ushtrim prostitucioni.Perg: VmDd
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)