11 December, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vdekja e 42-vjeçarit në Pogradec/ Rrubullaku urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë

by News Albania
12/08/2024
in Aktualitet, Lajme
0
Vdekja e 42-vjeçarit në Pogradec/ Rrubullaku urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë
43
VIEWS
Share on Facebook

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga, ngjarje e ndodhur pasditen e së shtunës në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, pas aludimeve se është tentuar të fshihet ngjarja.

“Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.

Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të policisë”, njofton Policia e Shtetit.

NGJARJA

42-vjeçari Eglantin Proga, ndërroi jetë në spital si pasojë e goditijeve të marra gjatë një konflikti fizik në Pogradec pranë vendit të njohur si “Agjencia e Autobusëve”, ndërsa si autor i ngjarjes është arrestuar 29-vjeçarin Denis Meçe.

Ngjarja u raportua si aksidentale, por pas hetimeve paraprake është përmbysur plotësisht skena e krimit së ndodhur pasditen e së shtunës.

Fillimisht u raportua se ai kishte qenë në gjendje të dehur dhe se ishte rrëzuar në tokë, ku kishte marrë goditjen fatale.

Por ky variant, është rrëzuar shpejt dhe hetuesit arritën në konluzionin se 42-vjeaçri Eglantin Proga, kishte marrë goditije me sende të forta në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e të atit, ku si viktima, por edhe autori kishin qënë duke konsumuar pije alkoolike.

Këtu ka nisur edhe konflikti mes tyre që ja degraduar në dhunë fizike dhe përdorimin e sendeve të forta.

Si pasojë e goditjeve, 42-vjeçari ka humbur ndjenjat e ka rënë në tokë. Pas këtij momenti ai është dërguar në spitalin e qytetit liqenor, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mbijetuar.

Blutë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë kanë vënë në pranga 29-vjeçarin Denis Meçe, I cili dyshohet se është personi që ka goditur me sende të forta 42-vjeçarin duke i shkaktuar fraktura të rënda që çuan drejt vdekjes

Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprme për fshehejn e së vërtetës.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast vijon punën për zbardhejen e të gjitha rrethanave të ngjarjes që përfundoi me humbjen e jetës së një personi.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Adriana Kalaja, kandidate për Avokate e Popullit, letër të hapur Sali Berishës dhe deputetëve

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Adriana Kalaja, kandidate për Avokate e Popullit, letër të hapur Sali Berishës dhe deputetëve

11/12/2025

Athinë: Aristidh Kola ( Nderi Kombit) Edicioni i-rë në Kolegjin New Jork pas 25 vitesh të ndarjes nga jeta

10/12/2025

Aktorja e mirënjohur Mim Marjanaku: Fieri – Qyteti im i dashur i lindjes!

10/12/2025

Nga Ethem Lalaj: Ja pse Berisha duhet të dizenjohet politikani më negativ i vitit 2025 dhe jo vetëm!

10/12/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In