Gjeneral Major Abbas Ibrahim është nderuar me Yllin e Madh të Medaljes, nga kryeministri Edi Rama për kontributin e tij në shpëtimin e fëmijëve dhe grave nga kampet e luftës në Siri. Rama rikujtoi operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës nga kampi në Al-Hol, duke thënë se ishte pikërisht Gjenerali Ibrahim, ai i cili e shpëtoi dhe bëri të mundur që ai të sillej në Shqipëri shëndoshë e mirë. Përpos Alvin, Gjenerali ka shpëtuar dhe fëmijë e gra të tjerë shqiptarë që ndodheshin në kampet e ferrit në Siri.
Gjenerali Major Abbas Ibrahim në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria ka vuajtur shumë nga katastrofa e terrorizmit dhe se bisedimet për të çliruar dhe kthyer gratë dhe fëmijët nuk ishin të lehta. Ibrahimi shtoi se Libani nuk do të ndalojë negociatat për lirimin e çdo personi të mbajtur peng.
Sot jemi ktu për të nderuar një mik të ditëve të vështira, i cili na ka ndihmuar në mënyrë të pakursyer për të shpëtuar fëmijë dhe gra fatkeqe nga kthetrat e ferrit në kampet e luftës në Siri. Në operacionet e zhvilluara në vitetet e fundit, ku plot gra dhe fëmijë janë nxjerrë nga ferri i Al-Holit, gjenerali ka qënë pika jonë e referimit, ka qënë krahu ynë i zgjatur drejt atyre fëmijëve dhe graave. Ka qënë shqiptari më i mirë i papërtuar, i pakursyer dhe pa asnjë interes tjetër përvecc interesit human për të nxjerrë nga ferri njerëz fatkeq. Besoj se ju kujtohet operacioni i jashtëzakonshëm i Alvinit, djali që u bë simbol i solidaritetit dhe i thirrjeve të mijëra qytetarëve për ta shpëtuar. Ai operacion u kurorëzua me sukses nga Gjenerali. Po ashtu dhe shpëtimi i fëmijëve të tjerë, sot ai vijon përpjekjet për të nxjerrë pengun e fundit nga ai ferr. Sot, Alvin Berisha, Amali, Emeli, Hatixhe Rasha marrin frymë lirisht në atdheun e tyre, falë dikujt që u bë për ta një prind i panjohur në distancë, se më shumë se një prind që për fat keq në rastin e tyre ishte shkaktari i ccuarjes në atë ferr, nuk u dorëzua deri në fund, deri kur i përcolli në derën e avionit’, tha Rama.
Duke e cilësuar një mik të Shqipërisë, Rama tregoi se iu është lutur disa herë gjeneralit që të vinte në Shqipëri, në mënyrë që ti shprehte mirënjohjen për atë që ka bërë për shqiptarët.
‘Duke qenë se sa herë jemi takuar me Gjeneralin në tokën e tij, i jam lutur që të vijë në Shqipëri për t’ja shprehur mirënjohjen në sy të të gjithë shqiptarëve dhe ndihem shumë i nderuar. Dhe siç thoshte poeti i njohur libanez Kalil Gibran, një mik që ke larg gjendet ndonjëherë më afër se ai që ke pranë. Fjalët për ju general nuk mjaftojnë asnjëherë për të shpërblyer veprën tuaj, sado që të zgjatem, përsëri do të jenë të pamjaftueshme. Ashtu sikurse edhe medalja e mirënjohjes publike, ç’ka shpreh formalisht mirënjohjen më të lartë, përsëri mbetet simbolike, por nuk e thotë dot, siç e thotë vepra juaj rëndësinë e saj. Ju u keni garantuar një të ardhme të ndritur shumë fëmijëve,” tha Rama.