Zaimina Vasjari ka entuziazmuar fansat me postimin e fundit, ku shfaqet super në formë, ndërsa është duke xhiruar për klipin e ri.
Ajo ka bërë të ditur se do të rikthehet në muzikë pas 4 vitesh, duke zbuluar lookun e saj. Zaimina është shfaqur me një veshje të verdhë që i shkon shumë, me lëkurën e nxirë dhe ka marrë komplimente të shumta nga ndjekësit.
Ajo nuk ka zbuluar më shumë detaje, por me siguri ky do të jetë një rikthim shumë i bujshëm, ndërsa këtë periudhë ka punuar për këtë projekt, për të cilin nuk ka folur më parë në media.
Ky është projekti i parë në muzikë i Zaiminës, pasi u bë nënë për herë të parë dhe pasi hapi biznesin e saj, një dyqan veshjesh.
Këngëtarja e ‘showbiz-it’ shqiptar ishte tërhequr nga muzika, për t’u angazhuar me rritjen e vajzës dhe biznesin.
Në një postim në “Instagram” të para një viti, Zaimina zbuloi se në fakt kishte ndërmend të sillte projekt të ri dhe për më tepër një bashkëpunim të suksesshëm me këngëtarin Flori Mumajesin.
“Kur do sjellësh një këngë të re si ‘Po ta dija unë’”, e pyeti një nga fansat dhe Zaimina ia ktheu duke thënë se këtë gjë e di Flori Mumajesi.
Me sa duket, dyshja ka kohë që planifikon një projekt të ri dhe kënga e saj e re që sapo ka xhiruar është krijimi i Mumajesit.