Maqedonia e Veriut shënon rastin e parë me variantin indian të Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmoi se pacienti te i cili u zbulua varianti indian, ishte kthyer nga Iraku.
Ai ishte shtruar në spital për 10 ditë dhe më pas kur u kthye në Maqedoninë e Veriut u dërgua me urgjencë në një spital privat.
Filipçe do të kërkojë zgjatjen e masave aktuale kufizuese deri në 15 qershor në gjithë vendin. Sipas OBSH ky variant është më i transmetueshëm se variantet e tjera të mëparshme.